Lufta rrit shanset e të rinjve shqiptarë të punojnë online, shtohet kërkesa nga kompanitë europiane

Lufta rrit shanset e të rinjve shqiptarë të punojnë online, shtohet kërkesa nga kompanitë europiane

Rritja e kostove të energjisë dhe pasiguria e re që po shkakton lufta me Iranin mund t’i shtyjë sërish kompanitë europiane drejt modeleve të punës nga shtëpia, ndërsa paralelisht pritet të zgjerohet kërkimi për punonjës jashtë Bashkimit Europian, atje ku kostot e punës dhe taksimit janë më të ulëta. Kjo prirje nuk po mbetet vetëm në nivel parashikimesh. Në Bruksel, debati mbi punën në distancë është rikthyer si pjesë e paketave për menaxhimin e krizës energjetike. Komisioni Europian po inkurajon shtetet anëtare që të përdorin modele hibride dhe punë nga shtëpia si një mjet për të ulur konsumin e energjisë, sidomos përmes reduktimit të përdorimit të zyrave dhe lëvizjes ditore të punonjësve. Qasja e re e trajton organizimin e punës si instrument ekonomik, jo vetëm...