Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe kthjellime në të gjithë vendin
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa gjatë orëve të mesditës pritet të ketë vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në detet Adriatik dhe Jon valëzimi parashikohet i forcës 1–2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.
Burimi:
javanews.al