Kush punon e kush jo? Qarqet shqiptare me diferencat më të mëdha në tregun e punës

Kush punon e kush jo? Qarqet shqiptare me diferencat më të mëdha në tregun e punës

Shkalla e inaktivitetit, që mat përqindjen e popullsisë në moshë pune e cila nuk është as e punësuar dhe as nuk kërkon aktivisht një vend pune, shfaqi ndryshime të ndjeshme mes qarqeve gjatë vitit 2025. Në këtë kategori përfshihen studentët, pensionistët e parakohshëm, personat që kujdesen për familjen, ata me probleme shëndetësore, si dhe individët që kanë hequr dorë nga kërkimi i një pune. Përqindjen më të lartë të popullsisë joaktive në tregun e punës e kanë qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Shkodrës dhe Lezhës. Nga ana tjetër, Kukësi dhe Berati kanë nivelin më të ulët të inaktivitetit, përkatësisht 31.7% dhe 31.8%. Të dhënat tregojnë se rritja më e fortë vjetore e inaktivitetit u regjistrua në Kukës, ku norma u rrit me 9.4 pikë përqindje nga...