Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje lokale në zonat malore

Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, reshje lokale në zonat malore

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa nga orët e mesditës pritet shtim gradual i vranësirave, veçanërisht në relievet malore të lindjes dhe juglindjes së vendit. Në disa zona, vranësirat do të jenë herë pas here të dendura. Pasdite dhe në mbrëmje moti do të kthjellohet sërish. Nga mesdita deri në orët e pasdites priten reshje të herëpashershme shiu me intensitet kryesisht të ulët në zonat malore të lindjes dhe juglindjes. Në mënyrë të izoluar mund të shfaqen edhe shtrëngata të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në Ultësirën Perëndimore parashikohen reshje të dobëta shiu, me përjashtim të vijës bregdetare. Reshjet pritet të ndërpriten pas orëve të...