Kroçera “MS Oosterdam” vjen në Sarandë, 1,867 turistë nga shtete të ndryshme vizitojnë qytetin
Në qytetin bregdetar të Sarandës ka mbërritur ditën e sotme kroçera “MS Oosterdam” , me 1,867 pasagjerë në bord, duke shënuar një tjetër ditë të rëndësishme për turizmin detar në jug të Shqipërisë. Turistët e ardhur nga vende të ndryshme të botës pritet të vizitojnë destinacionet turistike dhe kulturore në Sarandë dhe zonat përreth, duke kontribuar në gjallërimin e aktivitetit ekonomik dhe turistik të qytetit. Mbërritja e kësaj kroçere konfirmon interesin në rritje të vizitorëve të huaj për rivierën shqiptare, ku Saranda vijon të mbetet një nga destinacionet kryesore. Autoritetet portuale dhe strukturat turistike kanë marrë masat e nevojshme për pritjen dhe menaxhimin e fluksit të vizitorëve gjatë qëndrimit të tyre në qytet. Vitet e fundit është vërejtur një rritje e ndjeshme e linjave detare...
Burimi:
javanews.al