Kostot e jetesës, si Shqipëria po bëhet “parajsë” për të huajt dhe “ferr” për vendasit
Juliana T., 40 vjeçe, lindi në Tiranën e vitit 1986, në një apartament modest 1+1 te zona e Selvisë, ku hodhi hapat e saj të parë, u rrit dhe ndërtoi kujtimet e fëmijërisë. Për familjet e asaj kohe, një apartament i vogël në qendër ishte jo luks, por normalitet ku kishe afër shkollën, punën dhe një komunitet që njihej me emra, jo me kontrata qiraje. Sot, ajo jeton në Yzberisht, në periferi, me qira. Nënë e katër fëmijëve dhe me një mendim që dikur do t’i dukej i paimagjinueshëm: të largohet nga Tirana. “Nuk po e njoh më Tiranën time”, – thotë ajo. “Është normale të kemi zhvillim dhe të shohim gjëra të reja. Por nuk është normale të zhduket identiteti. Lagjja ku jam rritur...
Burimi:
javanews.al