Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

Njoftimi i Policisë së Tiranës: Në kuadër të aktivitetit muzikor “YE” që do të zhvillohet më datë 11.07.2026, në Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton qytetarët se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve, si më poshtë: -Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet; -Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”; -Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””; -Nga ora 12:00...