“Janë të emigrantëve”, protestuesit vendosin këpucë para Kryeministrisë në mënyrë simbolike
Qytetarët po protestojnë para kryeministrisë në ditën e 14-të protestës për Zvërnecin. Para nisjes së fjalimeve ata kënduan himnin kombëtar ashtu siç e kanë bërë gjatë kërye dy javëve. Aktivistja Luçiana Kokaj tha se sot shqiptarët arritën të çlironin Rrjollin nga telat me gjemba që ishin vendosur në vendin ku pritet të ndërtohet resorti i biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj, projekt që kundërshtohet fuqishëm nga qytetarët. Sakaq, në ditën e 14-të të protestës para Kryeministrisë, protestuesit kanë vendosur disa këpucë. Ata shprehen se këpucët simbolizojnë emigrantët shqiptarë.
Burimi:
javanews.al