“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më
Florina Cani, mamaja e Martinit, 14-vjeçarit që humbi jetën pas një suli me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, është e pranishme në protestë, ku mbajti edhe një fjalim në podiumin e improvizuar para kryeministrisë. Ajo kërkon siguri për fëmijët dhe duke denoncuar gjendjen e arsimit, shëndetësisë dhe institucioneve në vend. Florina Cani tha se prej 18 muajsh proteston për drejtësi dhe rend në gjykata, duke akuzuar qeverinë dhe kërkuar largimin e saj. “Mendova të bashkohem me ju për fëmijën tim dhe fëmijët shqiptarë kudo që janë. Duam siguri. E çova djalin në shkollë dhe nuk më u kthye më. Jo nga paedukata, por nga pakujdesia e këtyre që kanë degraduar arsimin, shëndetësinë e të gjitha me radhë. Kam 18 muaj që protestoj dhe...
Burimi:
javanews.al