“Izraelitët na lidhën dhe na dhunuan”, aktivisti Baki Goxhaj rrëfen tmerrin në flotiljen humanitare

“Izraelitët na lidhën dhe na dhunuan”, aktivisti Baki Goxhaj rrëfen tmerrin në flotiljen humanitare

Flotilja humanitare në të cilën ndodheshin aktivisti vlonjat Baki Goxhaj, por edhe persona të tjerë u rrëmbye nga ushtria izraelite. Baki Goxhaj tregon për ato ditë të tmerrit të përjetuara prej tij. Sipas Goxhajt, personat të cilët ndodheshin në flotilje u lidhën, u varën me kokë poshtë dhe u dhunuan për ditë me radhë në kampet e ushtrisë izraelite. Goxhaj tregon për A2 CNN se ky ka qenë një nga momentet më të vështira të jetës së tij. “Në mëngjesin e natës së parë në det, në ujëra ndërkombëtarë, pamë një anije të madhe në horizont dhe dy skafe që u drejtuan drejt nesh. U përpoqëm të largoheshim, por nuk mundëm sepse skafet ishin shumë të shpejtë. Na ndaluan, hipën në varkë, na lidhën dhe...