Interes i lartë për rivlerësimin, agjentët imobiliarë: Këtë vit mbi 55 mijë aplikime
Në vetëm katër muaj, agjentët imobiliarë thonë se mijëra qytetarë kanë aplikuar për të rivlerësuar pronën e tyre, duke përfituar nga fushata me normë tatimore 5%. “Nga statistikat e 2-3 muajve të parë të fushatës, rezulton se këtë vit do të jemi shumë mirë me procesin e riverlësimit. Nëse vitet e kaluara kanë qenë diku te 33-35 mijë aplikime, këtë vit duhet të jenë diku te 55-56 mijë”, thotë Reinaldo Pipiria, Shoqata e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme. Veç Tiranës, një interes i lartë për të rivlerësuar pasurinë është vënë re edhe në zonat bregdetare, veçanërisht në Vlorë. Por ekspertët e tregut thonë se duhet ende kohë për të kuptuar nëse këto prona dalin në treg për shitje. “Është shumë herët sepse duhet të përpunohet...
Burimi:
javanews.al