Greva e grekëve prek qarkullimin, të hënën ndërpritet për disa orë lëvizja në Kakavijë
Dogana Shqiptare njofton qytetarët dhe bizneset se Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë do të ketë ndërprerje të përkohshme të lëvizjes ditën e hënë, 27 korrik 2026, për shkak të një greve të punonjësve të palës greke. Sipas njoftimit, pezullimi i lëvizjes do të jetë në fuqi nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare), gjatë së cilës do të ndërpritet procesimi doganor dhe qarkullimi në pikën kufitare. Gjatë kësaj periudhe, kalimi i automjeteve në hyrje dhe dalje nga territori shqiptar drejt Greqisë dhe anasjelltas do të jetë i bllokuar. Autoritetet doganore shqiptare u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë që të shmangin përdorimin e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë intervalit kohor 07:00–11:00 të së hënës, 27 korrik. Njoftimi i...
Burimi:
javanews.al