Fundjava sjell fluks në Morinë, mbi 32 mijë qytetarë kalojnë kufirin! Bregdeti, destinacioni i preferuar i pushuesve nga Kosova
Fundjava ka shënuar rritje të ndjeshme të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinës, ndërsa mijëra qytetarë nga Kosova i janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar ditët e pushimit në bregdet. Sipas të dhënave të autoriteteve, gjatë 24 orëve të fundit në kufirin Shqipëri-Kosovë janë regjistruar 32.453 hyrje-dalje shtetasish dhe 11.198 automjete. Në territorin shqiptar kanë hyrë 18.317 qytetarë me 6.746 automjete, ndërsa kanë dalë 14.136 shtetas me 4.452 automjete. Shumica e udhëtarëve kanë zgjedhur si destinacion bregdetin shqiptar, duke shfrytëzuar fundjavën dhe nisjen e sezonit veror për pushime pranë detit. Për të përballuar fluksin e lartë, në Pikën Kufitare të Morinës janë në funksion 12 sportele në hyrje dhe dalje. Zbatimi i procedurës së përshpejtuar të kontrollit, në kuadër të marrëveshjes së lëvizjes së lirë...
Burimi:
javanews.al