Fluks pushuesish në plazhin e Durrësit! Turistët e huaj shprehen të kënaqur nga kushtet

Fluks pushuesish në plazhin e Durrësit! Turistët e huaj shprehen të kënaqur nga kushtet

Durrësi ka hyrë zyrtarisht në sezonin veror. Temperaturat e larta që kanë shoqëruar ditët e fundit të majit kanë sjellë një fluks të konsiderueshëm pushuesish në bregdet, duke mbushur plazhet e Adriatikut. Mes vizitorëve vendas nuk mungojnë as turistët e huaj, të cilët kanë zgjedhur qytetin bregdetar të Durrësit si destinacion të parë për të kaluar disa ditë pushimi pranë detit. 
“Po qëndrojmë në Tiranë dhe sot erdhëm për herë të parë në Durrës për të bërë plazh. Deri tani gjithçka na ka pëlqyer shumë dhe me siguri do të rikthehemi për pushime në Shqipëri”, tha një turist nga Italia. “Jam nga Ukraina. Në Durrës është shumë bukur. Ka plazhe të mrekullueshme dhe njerëz shumë të këndshëm. Është dita ime e parë këtu dhe po...