Diell gjatë ditës, vranësira në orët e vona të mbrëmjes, moti për këtë të enjte
Këtë të enjte (23 korrik) vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në shtim në orët e vona të mbrëmjes. Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Burimi:
javanews.al