Çfarë po ndodh me Banjat Termale të Bënjës? Specialisti: Shkarkimi i vaskave ishte i domosdoshëm për punimet
Prej ditësh në rrjetet sociale po qarkullojnë video që kanë hapur debat për Banjat Termale të Bënjës. Disa pamje i tregojnë llixhat bosh, ndërsa të tjera plot me ujë e vizitorë. Për të parë nga afër situatën reale, ne zgjodhëm të shkojmë në Bënjë dhe kjo është pamja sot, të shtunën e 27 qershorit. Banjat Termale të Bënjës vijojnë të mbeten një nga destinacionet më të frekuentuara turistike gjatë sezonit veror. Çdo ditë, dhjetëra vizitorë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës zgjedhin llixhat natyrore për të shijuar ujërat termale dhe peizazhin unik të Kanioneve të Langaricës. Zona ka pësuar një transformim të ndjeshëm. Janë ndërtuar rrugë këmbësore, hapësira pushimi dhe infrastrukturë e re. Ndërhyrjet kanë përfshirë edhe sistemimin e llixhave termale, të cilat...
Burimi:
javanews.al