“Çfarë operacioni, ti je në ngrykë të varrit”, momenti që ndryshoi përgjithnjë jetën e Zamirës

“Çfarë operacioni, ti je në ngrykë të varrit”, momenti që ndryshoi përgjithnjë jetën e Zamirës

Një vizitë rutinë për dhimbjet e hernies diskale u shndërrua në një betejë të frikshme për jetën për Zamirën, e cila ka ndarë historinë e saj tronditëse në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në TV Klan. Përballë moderatorit Ardit Gjebrea, ajo ka rrëfyer momentin kur mjekja në Itali i dha lajmin e rëndë se mëlçia e saj kishte marrë fund nga përdorimi i tepërt i qetësuesve dhe Hepatiti B. Diagnostikimi i papritur bëri që asaj t’i thuhej troç se ndodhej “në grykë të varrit” dhe se i kishte mbetur vetëm 1% shans për të jetuar. Zamira: Erdhën të dy prindërit në Itali dhe gjithçka shkoi mirë? Ardit Gjebrea: Po si nisën problemet e shëndetit tënd? Zamira: Punoja isha kuzhiniere dhe kisha dhimbje, hernia diskale,...