Avokatët paralajmërojnë bojkot, reagon Dhoma e Avokatisë: Gjobat janë të padrejta, do i drejtohemi KLGJ-së

Avokatët paralajmërojnë bojkot, reagon Dhoma e Avokatisë: Gjobat janë të padrejta, do i drejtohemi KLGJ-së

Kreu i Dhomës së Avokatisë së kryeqytetit shprehet i shqetësuar për gjobitjen e avokatëve, që sipas tij po diskriminohen. Dhoma e Avokatisë paralajmëron se do të thërrasë mbledhje urgjente për këtë situatë e po ashtu, me nisjen e sezonit gjyqësor në shtator, do të bëhen gati për bojkotime. “Konstatoj me shqetësim dhe, në fakt, edhe ne do të mbajmë një qëndrim për sa i përket këtyre situatave abuzive, do të thoja, nga ana e gjykatave ndaj avokatit, sepse konstatojmë se na vijnë mjaft ankesa nga avokatët, të cilët ankohen për vendimmarrje arbitrare të gjykatave në përgjithësi, për sa i përket gjobitjes së tyre. Në rastin konkret, mendoj se do t’i drejtohemi KLGJ-së për të normalizuar edhe stabilizuar këtë situatë”, tha kreu i Dhomës së Avokatisë...