Alarm në rrjet, publikohen mbi 42 mijë materiale të abuzimit me të miturit nga një domein shqiptar
Nga një raportim i partnerëve ndërkombëtarë, iSIGURT.al ngre alarmin e publikimit të mbi 42 mijë videove dhe imazheve me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve nga një domein shqiptar. “Kompleksiteti është që sigurisht që nëse flasim për numër materialesh që janë foto dhe video, ky numër mund të shumfishohet. Është një faqe që është hapur në Shqipëri ose nga të huaj, por që ka aktivitet në Shqipëri dhe faqja përmban materiale të dhunës seksuale për fëmijë. Një grupmoshe që i përket moshës 11 deri në 16 vjeç. Duke qenë se kemi të bëjmë me një numër kaq të lartë, do të thotë që edhe nacionalitetet mund të jenë të ndryshme, por neve nuk shmangim frikën se ka edhe fëmijë shqiptarë”, tha Borjana Dine, psikologe. Kjo...
Burimi:
javanews.al