“935 dollarë për vizën amerikane premium”, eksperti tregon procedurën
Shtetet e Bashkuara pritet të ofrojnë një shërbim të ri për aplikantët e vizave, i cili do të mundësojë zhvillimin e intervistës brenda 10 ditësh kundrejt një tarife shtesë. Lidhur me këtë procedurë foli në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN eksperti i emigracionit, Lorenc Mansaku, i cili sqaroi se bëhet fjalë për një opsion të veçantë për personat që kanë nevojë urgjente për të udhëtuar. “Sipas burimeve që kanë dalë në lajme dhe që pritet të bëhen publike shumë shpejt, do të ketë një opsion shtesë për aplikantët që kanë një udhëtim të shpejtë dhe u duhet të caktojnë sa më shpejtë një datë interviste. Duke parë opsionet e mundshme kjo duhet marrë si gjë pozitive edhe pse tarifa është e lartë. Për dike që...
Burimi:
javanews.al