59-vjeçarja shqiptare pëson hemorragji cerebrale dhe mbetet në Danimarkë, familja kërkon mbështetje për ta shpëtuar

59-vjeçarja shqiptare pëson hemorragji cerebrale dhe mbetet në Danimarkë, familja kërkon mbështetje për ta shpëtuar

Një familje shqiptare ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve pas një ngjarjeje të rëndë shëndetësore që ka prekur nënën e tyre 59-vjeçare gjatë një udhëtimi turistik në Danimarkë. Sipas vajzës së saj, Almira, 59-vjeçarja pësoi një hemorragji të rëndë cerebrale dhe iu nënshtrua menjëherë një operacioni urgjent në tru. Aktualisht ajo vijon të jetë e shtruar në spital në gjendje kritike, ndërsa mjekët paralajmërojnë se rruga drejt rikuperimit do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Familja bën me dije se pacientja nuk kishte siguracion udhëtimi dhe për këtë arsye të gjitha kostot e trajtimit po mbulohen privatisht. Përveç ndërhyrjes kirurgjikale, nevojiten shpenzime të konsiderueshme për kujdesin intensiv, ekzaminimet, medikamentet dhe më pas rehabilitimin. Sipas familjarëve, kostot totale mjekësore mund të arrijnë deri...