Skandali me ’beach bar’-in në Sarandë, Hita: Ndërtimet pa leje s’do të lejohen, kushdo që favorizon grupet kriminale..
Skënder Hita zhvilloi një takim me strukturat e Komisariatit Sarandë dhe Drejtorisë së Policisë Vlorë duke kërkuar që të reflektojnë menjëherë për të ndryshuar situatën dhe perceptimin e qytetarëve ndaj punës së Policisë. Pas ngjarjes me ‘beach bar’-in “CopaCabana” në Sarandë që çoi në shkarkimin e drejtuesve të komisariatit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë theksoi se ndërtimet pa leje s’do të lejohen në asnjë mënyrë dhe duhet të ketë reagime ndaj grupeve kriminale dhe goditjen e krimit. Ai theksoi se kushdo që favorizon kriminelët do të përjashtohet nga policia dhe do të lihet në duart e drejtësisë.Cilido që do mbajë lidhje apo do të favorizojë grupet kriminale dhe elementet me rrezikshmëri të lartë shoqërore do të përjashtohet nga Policia dhe do merret drejtësia me të....
Burimi:
sot.com.al