SKANDAL! Hakerat nxjerrin në shitje të gjitha të dhënat e klientëve të ProCredit Bank, nga listat e Call Center-ave deri te izraelitët

SKANDAL! Hakerat nxjerrin në shitje të gjitha të dhënat e klientëve të ProCredit Bank, nga listat e Call Center-ave deri te izraelitët

Një tjetër skandal i rëndë kibernetik po trondit sektorin financiar dhe rrjetin e errët të call center-ave në Shqipëri. Një grup hakerash pretendon se ka siguruar dhe ka nxjerrë në shitje një sasi masive të dhënash, që sipas tyre lidhen me klientë, transaksione, komunikime të brendshme dhe operacione të call center-ave të mbështetura nga shtetas apo struktura izraelite në Shqipëri. Në mesazhin e publikuar nga hakerat përmendet drejtpërdrejt ProCredit Bank HQ, si dhe “çdo partner i pistë i lidhur me rrjetet mashtruese të call center-ave në Shqipëri”. Ata pretendojnë se zotërojnë plot 2 terabajt të dhëna, ku përfshihen regjistra klientësh, historik transaksionesh, biseda në chat dhe të dhëna KYC, pra dokumentacion identifikimi dhe verifikimi të klientëve. Nëse pretendimi rezulton i vërtetë, bëhet fjalë për një...