Si skenë filmi komik, njëri prej autorëve rrëzohet, tjetri e gjuan në kokë, pamjet e momentit të grabitjes së argjendarisë në Kamëz
Grabitja e kryer në Kamëz nga dy persona të maskuar që lëviznin me motor vijon të prodhojë lajm, teksa janë zbuluar të reja në lidhje me të. Top Channel ka arritur të sigurojë videon e momentit të hyrjes së grabitësve në argjendari. Në çastin kur dyshja tenton të futet njëri rrëshqet në pllaka dhe rrëzohet, teksa partneri në krim e godet si për ta kritikuar të ketë kujdes, një skenë si e “huazuar” nga filmat komik. Kjo e Kamzës është një nga grabitjet më me shumë dëme në kohët e fundit, ndërsa pronarët kanë raportuar se janë marrë mbi 70 milionë leke bizhuteri. Ai nuk e drejton gishtin tek askush, pasi shprehet se nuk ka konflikte dhe nuk mendon se mund t’i njohë autorët. Policia...
Burimi:
top-channel.tv