“Si e priti diasporën Rama këtu? Të gjitha me gjoba”/ Protestuesja ngre zërin: E papranueshme, na ke zhgënjyer

“Si e priti diasporën Rama këtu? Të gjitha me gjoba”/ Protestuesja ngre zërin: E papranueshme, na ke zhgënjyer

Ndëshkimi i paprecedentë i diasporës që udhëtuan drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar tubimeve ka qenë një nga temat më të nxehta të ditës së 23-të të protestës masive mbarëpopullore përpara Kryeministrisë. Një nga qytetaret që mori fjalën përpara turmës masive ka denoncuar me tone të ashpra vendosjen e gjobave maksimale ndaj automjeteve të emigrantëve, duke e cilësuar këtë si një hakmarrje të pastër politike të qeverisë. Protestuesja zbardhi situatën e rëndë në pikat kufitare, ku sipas saj, shqiptarët e ardhur nga jashtë vendit po bllokohen dhe po detyrohen të paguajnë shuma të mëdha përpara se të lejohen të kthehen në vendet e tyre të punës. “Si e priti diasporën Rama këtu? Të gjitha makinat e diasporës janë gjobitur me gjobat maksimale! Mbi 125 mijë lekë...