“Shumë shpejt, Rama do detyrohet të japë dorëheqjen”/ Protestat, Muçi: Është në presion të madh edhe nga ndërkombëtarët
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi i ftuar ne nje interviste televizive komentoi mbi ecurinë e protestave që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë, kundër investimit në Zvërnec. Muçi gjatë fjalës së tij shprehu bindjen se kryeministri Edi Rama do detyrohej nga protestat e vazhdueshme që të jepte dorëheqjen. Sipas tij, kryeministri Rama është sot në një presion të madh ndërkombëtar. Deputeti Muçi tha se tashmë mediat ndërkombëtare nuk flasin vetëm për flamingot dhe Zvërnecin, por edhe për problemet që prekin shqiptarët, që kanë të bëjnë me sistemin 35-vjeçar. “Mua më duket që Rama gjithë këto ditë të protestës ka qenë i paaftë që të japë një përgjigje politike serioze për atë që po ndodh. Kështu që kemi lloj e soj armiqsh të mundshëm… Ramës,...
Burimi:
sot.com.al