VIDEO/ Tragjedi në Pogradec, i moshuari ndërron jetë në plazh pasi pëson infarkt
Një ngjarje e rëndë është regjistruar minutat e fundit në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, një i moshuar, i cili po pushonte buzë liqenit në një prej stacioneve të plazhit, ka pësuar një infarkt. Menjëherë kanë ndërhyrë mjekët e shërbimit të plazhit për t'i dhënë ndihmën e parë, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse.
Burimi:
syri.net