Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare/ Opozita la sallën pasi rendi i ditës u miratua pa debat
Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit për disa orë në shenjë proteste, duke penguar zhvillimin normal të seancës plenare. Pas tensioneve në sallë, mazhoranca miratoi rendin e ditës pa debat, ndërsa deputetët e opozitës prej disa minutash janë larguar nga seanca, në sallë vetëm deputetët Gazment Bardhi dhe Tomor Alizoti.Pas miratimit të rendit të ditës me votat e mazhorancës seanca është mbyllur. Jashtë Parlamentit protestuesit vijojnë të bëjnë qëndresë dhe kanë marrë me vete vezë si shenjë proteste. Pritet që t’i hedhin në dretjim të deputetëve kur ata të lënë sallën.Kujtojmë se kjo ishte seanca e fundit plenare për këtë sesion.
Burimi:
sot.com.al