Luftë klanesh në PS/ Rama i ul kokën Çuçit, KPP nën kontrollin e njeriut të Ulsi Manjës

Luftë klanesh në PS/ Rama i ul kokën Çuçit, KPP nën kontrollin e njeriut të Ulsi Manjës

Teksa qytetarët jashtë kuvendit protestonin kundër një sistemi të korruptuar qeverisës, brenda seancës së sotme parlamentare ka pasur shkëndija të një konflikti të tensionuar me klaneve rivale në Partinë Socialiste, që u reflektua në votimin për kreun e ri të Komisionit të Prokurimit Publik. Çështja në fjalë nuk ka të bëjë me ndonjë shqetësim për proçesin e integrimit në Bashkimin Europian, siç jemi mësuar të dëgjohet shpesh nga goja e zyrtarëve socialistë; as për ndonjë projekt madhor dhe as për ndonjë urgjencë për hallet e qytetarëve. Në qendër të konfliktit është një institucion kyç për tenderat ku qarkullojnë dhjetëra e qindra miliona euro, një strukturë që i jep pushtet dhe para kujtdo që arrin ta kontrollojë dhe që quhet Komisioni i Prokurimeve Publike. Me 78...