Shtatë metodat si u pastruan paratë në Shqipëri në 2025, nga 18-vjeçarja me vilë 1.5 milionë euro në jug, te zyrtari i përfshirë dhe blerjet online
Raporti për pastrimin e parave për vitin 2025 zbulon shtatë mënyra, përmes të cilave është kryer kjo veprimtari e paligjshme. Sipas raportit të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, rezulton se përfitimet më të mëdha janë bërë përmes marketingut online, prej ku janë përfituar rreth 4 milionë euro. “Njëmbëdhjete shoqëri të regjistruara në Shqipëri, kanë përfituar transferta në vlerë 3,740,000 EUR nga shtete të ndryshme në Europë dhe Azi”, thuhet në raport. Një tjetër mënyrë është edhe përmes pasurive të paluajtshme, ku bie në sy blerja e një vile në vlerën e 1.5 milionë eurove, në bregdet, nga një vajzë vetëm 18 vjeçe. Në veprimtarinë e pastrimit të parave rezulton i përfshirë edhe një ish-zyrtar shtetëror, i cili ishte dënuar për shpërdorim detyre. Më poshtë tipologjitë e...
Burimi:
top-channel.tv