Shqiptarja lidhet me 90-vjeçarin italian të ve, i zhvat qindra mijëra euro dhe blen shtëpi
Një 50-vjeçare me origjinë shqiptare, prej vitesh me banim në Itali, është nën hetim në Ravenë, pasi dyshohet se përfitoi nga një 90-vjeçar i ve dhe i mori qindra mijëra euro. Sipas Prokurorisë, me një pjesë të këtyre parave ajo bleu edhe një banesë. Gruas i janë sekuestruar paraprakisht shtëpia dhe llogaria bankare. 90-vjeçari, me origjinë nga Lugo, ndërroi jetë në vitin 2025. Ai dhe 50-vjeçarja njiheshin prej shumë vitesh për shkak të punës, por më pas kishin humbur kontaktet. Pas vdekjes së bashkëshortes, i moshuari e takoi sërish gruan dhe rifilloi marrëdhënien me të. Sipas hetimeve, në atë periudhë 50-vjeçarja i tregonte vazhdimisht për vështirësitë ekonomike, duke i thënë se nuk arrinte të paguante faturat, të mbante shtëpinë apo të përballonte shpenzimet e muajit. Fillimisht,...
Burimi:
gijotina.com