Shqiptari nga Roma në revoltën kundër Ramës: Fëmijën desh ma bënë gjysmë robi këtu në spital, të gjithë në protestë
Marshimi i qytetarëve në kuadër të ditës së 85-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës ka nisur mbrëmjen e sotme. Protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas janë nisur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me pankarta në duar, qytetarët përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, ndërsa kërkojnë ndryshim politik dhe qeverisës. Protesta, e cila vijon prej 85 ditësh, nisi fillimisht në kundërshtim me zhvillimet lidhur me projektin në Zvërnec, por më pas u zgjerua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe establishmentit politik. Një shqiptar që jeton prej vitesh në Romë i është bashkuar protestës në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke rrëfyer para protestuesve historitë e tij personale dhe përvojat...
Burimi:
gijotina.com