Shqiptarët në revoltë prej 65 ditësh, demokratët europianë dhe eurodeputetja franceze silurojnë dyshen Rama-Berisha…
Shqiptarët vijojnë revoltën prej 65 ditësh, ndërsa demokratët europianë dhe eurodeputetja franceze, Emma Fourreau kanë kritikuar ashpër qasjen politike të Ramës dhe Berishës. Ata u kanë bërë thirrje palëve të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të plotësojnë kërkesat e tyre. Fillimisht kanë qenë demokratët europianë, ata të cilët kanë reaguar për protestën qytetare që zhvillohet prej më shumë se dy muajsh (prej 65 ditësh) në Tiranë, duke shprehur mbështetjen e tyre për qytetarët që kërkojnë institucione të pastra, mbrojtjen e vijës bregdetare dhe një klasë politike që mban përgjegjësi për vendimet e saj. Në një postim në rrjetet sociale, organizata thekson se fundjavën e kaluar bulevardi i Tiranës u mbush sërish me protestues, pavarësisht vapës dhe pushimeve. “Këtë fundjavë, bulevardi i Tiranës u mbush përsëri,...
Burimi:
sot.com.al