Shqiptarët në revoltë prej 54 ditësh, kërkojnë dorëheqjen e Ramës, nis marshimi në rrugët e Tiranës
Qytetarë të mbledhur në protestën e “54” kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta, që vijon prej 54 ditësh, është shoqëruar me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshime politike. Pjesëmarrësit kanë deklaruar se dorëheqja e Ramës është një kërkesë e panegociueshme dhe se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre. Marshimi po zhvillohet në disa akse të kryeqytetit.
Burimi:
sot.com.al