Shqipëria pushtohet nga flakët, forcat operacionale hapin kanale për të ndaluar përparimin e zjarrit në Lurë
Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një përditësim të ri lidhur me situatën e zjarreve në vend. Përmes një njoftimi zyrtar, ministria bën me dije se deri në orën 14:00 të ditës së sotme janë regjistruar 12 vatra zjarri, 9 prej të cilave mbeten aktive, 2 janë nën monitorim, ndërsa një vatër është shuar plotësisht. Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 285 forca operacionale, të mbështetura nga 120 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore. Në Dajt të Tiranës vijon ndërhyrja për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës, ku janë angazhuar 50 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, zjarri në...
Burimi:
ntv.al