Tentativë vrasjeje në mes të lokalit/ Një person nxjerr armën dhe e drejton ndaj personit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në një prej lokaleve më të frekuentuara në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se një person ka tentuar të vrasë me armë zjarri një tjetër person. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 14:50, duke shkaktuar panik te personat që ndodheshin në ambientet e lokalit. Sipas të dhënave paraprake, një person, i cili dyshohet se ka precedentë penalë, është afruar pranë personit tjetër dhe ka nxjerrë një armë zjarri, duke e drejtuar në drejtim të tij. Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende për t’u sqaruar nga grupi hetimor, ndërsa nuk dihet nëse është qëlluar me armë apo tentativa është parandaluar përpara se të ndodhte qitja. Deri në këto momente nuk raportohet për persona...
Burimi:
ntv.al