Makina përfundon në kanal, plagoset shoferi

Makina përfundon në kanal, plagoset shoferi

Një aksident rrugor është shënuar këtë mesditë në Rrugën e Kombit, në afërsi të qytetit të Kukësit. Mësohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës. Pas daljes nga rruga, automjeti ka vijuar lëvizjen për rreth 20 metra përgjatë kanalit, përpara se të përplasej me një strukturë betoni. Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së Spitalit të Kukësit. Sipas burimeve spitalore, drejtuesi ka pësuar dëmtime në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.