Shpëtim Aliu, “lavatriçja” e parave të drogës në supermarkete dhe kompani ndërtimi, ja udhëzimet që i jepte vëllait

Shpëtim Aliu, “lavatriçja” e parave të drogës në supermarkete dhe kompani ndërtimi, ja udhëzimet që i jepte vëllait

“Në Shënjestër” ka siguruar detaje nga dosja hetimore, që hedh dritë mbi trafikun e kokainës dhe mënyrën se si grupi shqiptar i goditur pak kohë më parë nga SPAK, i pastronte këto para në Shqipëri. Por cila ishte forma me të cilën këta personazhe dhe ky grup i strukturuar kriminal vepronte në Shqipëri dhe cili ishte personi që ishte caktuar si eminenca e grupit kriminal, i cili kishte autorizimin të vepronte në Shqipëri dhe të kryente të gjitha transaksionet e pista që lidheshin me këtë grup. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, ky person ishte Salvatore Aliu, i cili ishte identifikuar nga policia e Shtetit si një nga drejtuesit dhe personat kyç të këtij grupimi kriminal, i cili nëpërmjet ngritjes së bizneseve...