Shkrirja e Prrenjasit me Librazhdin përçan PS-në, protestë dhe peticione, presione e shantazhe mbi rebelët…

Shkrirja e Prrenjasit me Librazhdin përçan PS-në, protestë dhe peticione, presione e shantazhe mbi rebelët…

Reforma e re administrativo-territoriale ka sjellë debate të forta dhe ka ndezur një situatë tensioni në qytetin e Përrenjasit. Skenari i mazhorancës për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Librazhdin është pritur me kundërshtime të forta nga qytetarët, të cilët kanë dalë në protesta në sheshin kryesor dhe kanë firmosur një peticion masiv. Megjithatë, përballë kësaj revolte, zhvillimet dhe prapaskenat tregojnë një histori tjetër presionesh dhe lëvizjesh prapa kuintave. Burimet e gazetës “SOT” nga terreni nxjerrin në pah detaje të tjera se si po menaxhohet kjo situatë nga politika. Deputeti i PS Taulant Balla, pavarësisht se nuk mban më postin e drejtuesit politik të Qarkut Elbasan, duket se i ka në duar shumë njerëz dhe vazhdon të ushtrojë ndikim të madh në...