Shkrirja e bashkive nga PS me Territorialen, banorët e Memaliajt ngrihen në protestë: Nuk bashkohemi me Tepelenën
Qytetarët e bashkive që po shkrihen sipas draftit të PS-së me Reformën territoriale, kundërshtojnë nismën. Pas Maliqit, Klosit dhe Poliçanit, sot në shesh kanë dalë edhe banorët e Memaliajt kanë dalë në protestë kundër ndryshimeve të propozuara nga PS-ja në kuadër të Reformës Territoriale, që parashikojnë bashkimin e kësaj bashkie me Bashkinë e Tepelenës. Qytetarët shprehen kundër kësaj nisme, duke argumentuar se shkrirja e bashkive do të sjellë rritje të kostove dhe vështirësi më të mëdha për banorët, për shkak të shtrirjes së gjerë territoriale të zonës. Sipas tyre, largimi i shërbimeve vendore dhe përqendrimi i administratës në një tjetër qendër do të ndikojë negativisht te qytetarët, veçanërisht te banorët e zonave më të thella. Protestuesit kërkojnë që Bashkia Memaliaj të vijojë të funksionojë si...
Burimi:
sot.com.al