Shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre! SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun Erion Isai dhe 11 të tjerë

Shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre! SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun Erion Isai dhe 11 të tjerë

Njoftimi i plotë i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 280/1 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve: Erion Isai, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Kolonjë, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 248 e 25, 258 e 25 të Kodit Penal; Eljona Mydini, ish zëvendëskryetare e Bashkisë Kolonjë, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës“, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal; Ergys Verdho, ish Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor...