Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, 9 të arrestuar dhe 3 në kërkim në Durrës
Finalizohet operacioni i koduar “Cleaning 4”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Arrestohen 9 shtetas, shpallen në kërkim 3. Sekuestrohen lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Forca Operacionale, të DVP Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Cleaning 4”. Operacioni u finalizua pas disa muajsh hetime me metoda speciale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, lidhur me një grup shtetasish që ushtronin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkolla… Top Channel
Burimi:
top-channel.tv