Shisnin drogë në plazhe dhe lokale/ Policia arreston 5 persona në Vlorë, mes tyre dy italianë
Një operacion i Policisë së Vlorës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat turistike të qytetit. Pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë, janë arrestuar në flagrancë, ndërsa janë sekuestruar rreth 700 doza të llojeve të ndryshme të drogës, të cilat dyshohet se ishin destinuar për shitje në plazhe dhe lokale gjatë sezonit turistik. Njoftimi i Policisë Finalizohet operacioni policor i koduar “WEST”, për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, nga të cilët 2 janë shtetas italianë. Sekuestrohen 700 doza të lëndëve narkotike të llojeve “Tusi”, “Ketaminë”, “MDMA”, “Kokainë”, “Ekstazi” dhe “Kanabis”. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, lidhur me disa shtetas që transportonin lëndë të ndryshme narkotike me...
Burimi:
sot.com.al