Sherr për një vend parkimi në Tiranë, 55-vjeçari plagoset me thikë, përfundon në spital
55-vjeçari, Armand Minollai, është plagosur me thikë nga një 48-vjeçar mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se autori i dyshuar, Enton Nushi, është shpallur në kërkim, ndërsa shkak është bërë sherri për një vend parkimi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”. “Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin Armand Minollai, 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit“,...
Burimi:
top-channel.tv