Sherr me fqinjët, dhunohet 60-vjeçari në Tropojë, transportohet në spital

Sherr me fqinjët, dhunohet 60-vjeçari në Tropojë, transportohet në spital

Një 60-vjeçar nga Tropoja është transportuar në spital pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga fqinjët. Mësohet se pre e dhunës ka rënë Man Neza, i cili është transportuar më pas në spitalin e Kukësit. Sipas informacioneve paraprake ai është dhunuar nga fqinjët, me të cilët ka një histori konfliktesh edhe të mëparshme. Nga ana tjetër ai ngre akuza ndaj policisë së Tropojës për mos reagim në kohë.