Sezoni turistik, Lamallari dhe Hita inspektojnë masat e sigurisë në Himarë: Zero tolerancë ndaj shkeljeve!

Sezoni turistik, Lamallari dhe Hita inspektojnë masat e sigurisë në Himarë: Zero tolerancë ndaj shkeljeve!

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilluan një inspektim në Himarë për të ndjekur nga afër zbatimin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror. Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, Ministri Lamallari theksoi se siguria është një nga elementët kryesorë që garanton zhvillimin e turizmit dhe se bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe pushtetit vendor është vendimtar për ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët dhe turistët. “Siguria nuk është thjesht një detyrim i shtetit, por premtimi ynë për çdo qytetar dhe çdo vizitor që zgjedh Shqipërinë. Bashkë me pushtetin lokal, çdo strukturë është në detyrë për të garantuar rend, siguri, ndihmë të menjëhershme dhe...