Sezoni turistik/ Fluks i lartë në Morinë, kolona të gjata automjetesh drejt Shqipërisë
Pika Kufitare e Morinit po përballet me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në ditët e para të muajit gusht. Jo vetëm gjatë fundjavave, por edhe në ditë të zakonshme, si kjo e martë, në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës janë krijuar kolona të gjata mjetesh me destinacion bregdetin shqiptar. Rritja e qarkullimit lidhet kryesisht me emigrantët kosovarë që janë kthyer për pushime në vendlindje dhe, së bashku me familjet e tyre, zgjedhin të kalojnë një pjesë të pushimeve verore në bregdetin e Shqipërisë. Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur pritjet e gjata, Policia Kufitare ka hapur sportele shtesë dhe po zbaton procedurën e thjeshtuar të kalimit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, duke mundësuar kalim më të shpejtë në...
Burimi:
sot.com.al