Selia blu në ankth, PD mbledh më 15 korrik Këshillin Kombëtar, pritet zgjedhja e sekretarit të Përgjithshëm,…
Partia Demokratike pritet të zhvillojë më 15 korrik një nga mbledhjet më të rëndësishme të saj, ku Këshilli Kombëtar do të vendosë për drejtuesit e rinj të strukturave kryesore të partisë. Në qendër të vëmendjes do të jetë zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve, Sekretariatit dhe Komisionit të Apelimit. Mbledhja vjen në një moment delikat për selinë blu, ndërsa priten lëvizje të rëndësishme në kupolën drejtuese. Burime brenda PD-së flasin për një garë të fortë dhe diskutime intensive për emrat që do të marrin besimin e Këshillit Kombëtar. Në fokus mbetet edhe pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, i cili konsiderohet mes figurave që mund të përballet me ndryshime. Po ashtu, në qendër të spekulimeve është edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment...
Burimi:
sot.com.al