Sekuestrohen armë dhe municione në Durrës, arrestohen tre persona
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit në kuadër të një operacioni kundër armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve, ndërsa janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe një granatë. Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit L. D. dhe A. M., banues në Lezhë. Sipas policisë, ata u ndaluan në hyrje të qytetit të Durrësit, teksa lëviznin me automjet dhe dyshohet se po transportonin një armë zjarri për ta shitur. Gjatë kontrollit, në çantën e pasagjerit u gjet një pistoletë me dy krehra dhe fishekë. Po ashtu, këtij të fundit iu sekuestrua edhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në një tjetër rast, policia arrestoi një shtetas tjetër, pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Shtrazë...
Burimi:
sot.com.al