Seancat gjyqësore, Ndreca: Në SHBA transmetohen, në Shqipëri për të mbrojtur privatësinë mbyllim drejtësinë!

Seancat gjyqësore, Ndreca: Në SHBA transmetohen, në Shqipëri për të mbrojtur privatësinë mbyllim drejtësinë!

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar lidhur me moslejimin e kamerave për të transmetuar proceset gjyqësore në Shqipëri. Duke bërë një krahasim me rastin e gjyqit të Lindsay Clancy, nënës amerikane që akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve të saj, gjyq i cili po transmetohet live në SHBA, pavarësisht çështjeve shumë sensitive që trajtohen aty, kamerat janë të lejuara. Ndërkohë, në Shqipëri, pavarësisht interesit të lartë për gjyqet me interes publik, ndodh e kundërta. Ndreca thotë se ky është treguesi më i qartë se sa shumë rrugë ka ende për të bërë drejtësia shqiptare në respekt të parimit kushtetues të publicitetit të seancës gjyqësore. Ky reagim vjen në një moment kur GJKKO ka miratuar rregulloren e re për seancat,...